Besart Berisha i pandalshëm

Besart Berisha vazhdon të shënojë në kampionatin australian, por pavarësisht golave të sulmuesit shqiptar, Melbourne Victory e ka të pamundur të fitojë.

30-vjecari nga Prishtina realizoi golin e avantazhit provizor 1-0 në sfidën e fundit ndaj Perth Glory, takim në të cilin skuadra e trajnerit Kevin Muscat nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1.

Në minutën e 23-të të ndeshjes Berisha ia doli t’i vidhte një penallti portierit të Perth Glory-it, Covic. Vendimi i gjyqtarit Evans solli irritimin e gardianit të skuadrës mike, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër vetë sulmuesi shqiptar, i cili nuk fali duke kaluar Melbourne Victory-in në avantazh.