Kjo është femra ideale e Taulant Xhakës

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, gjatë një interviste për “Fun Zone” në “Digitalb”, ka zbuluar femrën ideale të tij.

Për çudi nuk është ylli i zemrës së tij, Dorina Podrimja, por ylli i muzikës pop, Xhenifer Lopez.

taulantii

Taulant, mendon se që kur u fejua Graniti, të janë shtuar fanset femra?

Besoj se po.

Talenti yt që nuk e di asnjë?

Talenti im është pingpongu.

Kur nuk i di fjalët e një kënge, improvizon?

Jo.

Shoku yt më i mirë i skuadrës?

Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Emir Lenjani.

Numri yt i fatit?

34.

Çfarë ke blerë me paratë e para që ke fituar?

Një makinë.

Dita e preferuar e javës?

E diela.

Për të ngrënë, do zgjidhje trahana apo fasule?

Fasule.

Si është për ty femra ideale?

Femra ideale për mua është si Xhenifer Lopez.

Sa gjaknxehtë je?

Pak.

Ke thyer ndonjëherë telefonin nga nervat?

Po. Nja pesë herë (qesh).

Për çfarë ke qeshur për herë të fundit?

Për herë të fundit kam qeshur me Arlind Ajetin. Në dhomë kishte një zhapik që lëvizte (qesh).