“8 me 2” në Turqi – Superliga lëshon Kosovën

Klubet e Kosovës po zhvillojnë fazën përgatitore për stinorin pranveror, ku secila po punon në kushte më të mira se tjetra,.

Kjo pasi tetë nga dhjetë skuadra sa numëron Superliga e Kosovës, kanë udhëtuar për Turqi për fazën përgatitore, shkruan GazetaOlle.

Prishtina, Drita, Ballkani, Gjilani, Ulpiana, Malisheva, Llapi dhe Dukagjini janë në bregdetin turk për fazën përgatitore ku secila do të rrije së paku dy javë.

Klubeve atje ua mundësojnë kushtet një fazë përgatitore më të mirë, pasi përveç kohës, ka edhe fusha të mira.

Atje secila skuadër prite të luajë së paku katër ndeshje miqësore, që të jetë gati për pranverë.

Vetëm Drenica dhe Feronikeli nuk kanë udhëtuar për bregdetin turk, me të parën që është në Shqipëri, ndërsa tri herë kampioni po vuan kushtet e këqija dhe krizën financiare në klub. /Gazeta olle/

Fjalët e Marash Kumbullës pa golit dhe fitores në Kupën e Italisë

Genoa nuk e ka në plane, Behrami po kërkon klub të ri