Sot zhvillohet ndeshja kryesore në hendbollin kosovar, Istogu takohet me Ferizaj

Istogu – Ferizaj vlerësohet ndeshja kryesore e fundjavës në hendbollin kosovar. Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt takohen të shtunën nga ora 19:30 në Banjë. Ndeshja i takon xhiros së 16-të, ndërsa do të jetë vendimtare për renditjen për plejof.

Ferizaj i ka fituar 15 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 30 pikë. Kampioni në fuqi, Istogu, i ka 28 pikë në vendin e dytë. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Ferizaj. Në kuadër të xhiros së shtatë Ferizaj kishte fituar në shtëpi me rezultat 35:26. Kështu që Istogut i duhet fitore me dhjetë gola dallim për ta kaluar Ferizajn në tabelë. Këto dy skuadra pritet të luftojnë për titull të kampionit.

Dresheviq gjen golin e dytë në Japoni

Vjosa ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi