Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pezullon licencën e Federatës së Karatesë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pezulluar licencën e Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), ky pezullim sipas MKRS-së është bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

Mirëpo pezullimi mund të largohet brenda 45 ditëve nëse FKK-ja plotëson pikat që ka listuar Komisioni Vlerësues në rekomandimin për pezullim.

Në rekomandimin e Komisionit Vlerësues është thënë se Federata e Karatesë obligohet që brenda 45 ditëve nga data e pezullimit ta ripërsërisë Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, të respektojë ligjet dhe udhëzimet administrative.

Gjithashtu është kërkuar nga Federata që ta njoftojë Departamentin e Sportit për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe më së largu 7 ditë para mbajtjes së Kuvendit të njoftojë Komisionin për licencim me listën e anëtarëve dhe delegatëve që do të jenë prezentë dhe të marrin pjesë vetëm anëtarët e FKK-së që kanë përmbushur kriteret për licencim.

Rumania është ‘treni i fundit’ i Kosovës për një biletë në Euro 2024

Gliha: Rumania është favorite, por ne duam fitore