Ballkani kalon Suharekën në gjysmëfinalen e parë, pa gola mes Prishtinës dhe Dritës

Sot (e mërkurë) janë duke u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në duelin e parë, Suhareka e pret Ballkanin në “Stadiumin e Qytetit”.

Objektivi i Suharekës është fitimi i Kupës së Kosovës për herë të parë dhe dalja në garat evropiane, kurse Ballkani ka mundësi tjera nëse shpallet kampion.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina është nikoqire e Dritës, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Kryeqytetasit kanë synimin e njëjtë si Suhareka, të kalojnë në finale dhe të fitojnë Kupën, ndërsa Drita po lufton edhe për titull.

Kupa e Kosovës LIVE:

Suhareka – Ballkani 0:1

90′ Ismajlgeci 0:1

Prishtina – Drita 0:0

6′ Genc Nuza jep penallti për Prishtinën, por e anulon pas rishikimit të VAR

27′ Anulohet goli i Prishtinës për prekje me dorë

 

Suhareka dhe Ballkani duan fitore bindëse, formacionet zyrtare

Daja: Ishte ditë festive për Suharekë, ndeshjet me eliminim fitohen me episode