732 ditë nga humbja e fundit në Suharekë, Ballkani vazhdon serinë e jashtëzakonshme

732 ditë që nga humbja e fundit e Ballkanit në shtëpi.

Skuadra nga Suhareka për herë të fundit në shtëpi ka humbur ndaj Llapit, saktësisht para dy vitesh e dy ditësh, shkruan Gazeta OLLE.

Sot Suhareka e vazhdoi këtë seri duke fituar ndeshjen e radhës ndaj Malishevës në shtëpi.

Vendosi goli i Sunday Adetunjit, i cili i dha tre pikë të mëdha suharekasve që ndodhen tashmë në vendin e parë.

Edhe këtë vit Ballkani mbetet skuadra më në formë vendase në elitën e futbollit kosovar, duke mos pësuar asnjë humbje.

 

Në Rrogozhinë kujtojnë Rapahel Dwamenan: Do mbetesh kapiteni ynë i çmuar

Pesë ndeshje, kartona të kuq e penallti por askush nuk u ankua pas ndeshjes