7 kafenetë ku rrijnë më së shumti futbollistët e Superligës

Ndoshta edhe më shumë se vetë stadiumet, kafenetë janë vendet e preferuara për futbollistët që ta kalojnë kohën e lirë. Gazeta Olle ua sjellë 7 kafenetë në të cilat qëndrojnë më së shumti futbollistët e Superligës.

Bamboo (Prishtinë) – Jo vetëm futbollistë, por edhe trajnerë e drejtues të të gjitha klubeve. Këtu bëhen llafet më të mëdha për futbollin e Kosovës. E kur vjen janari ose qershori, zhvillohen negociata për transferime e arrihen shumë marrëveshje.

10033_507608692604343_176765315_n

1.1.2 (Gjakovë) – I stacionuar në “Çarshinë e Vogël” të Gjakovës, “1.1.2”-shi i mirëpret shpesh herë futbollistët e Vëllaznimit para e pas stërvitjeve e ndeshjeve. Nëse vini të dielën mund të gjeni më pak staf shërbyes, pasi që të gjithë janë në stadium. Këtu me pasion të madh shikohet edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

1966844_10152918634587400_864742925144746449_nDio (Pejë) – Nuk është afër stadiumit, por kjo s’i pengon lojtarët e Besës që të qëndrojnë në shumicën e kohës. Edhe vetë pronarët e kësaj kafeneje janë tifozë të flaktë të klubit pejan. “Dio” ka një pamje simpatike, siç shihet edhe në këtë foto të Valmir Bytyqit dhe Kastriot Rexhës.

1619607_10203612837137537_7752947921166012001_nViva La (Gjilan) – Lojtarët e Dritës dhe të Gjilanit ndahen në disa kafene, por më së shumti qëndrojnë në “Viva La”. Një arsye e fortë sepse e mposht ajo konkurrencën e të tjerave, është se gjendet afër stadiumit. Në foton e mëposhtme, djathtas shihet kapiteni i Gjilanit, Alban Hyseni.

10985873_10203903890346533_3540380743716266258_n
Barcode (Mitrovicë) – Këtu mund t’i gjeni futbollistët e Trepçës dhe ata të Trepçës ’89. Qëndrojnë shpesh së bashku ani pse e kanë krijuar një rivalitet të madh në fushë. Këtu mund të gjeni edhe shumë “Torcidasha”.

10492021_329640227198957_6944454864621881334_n

Blla Blla (Ferizaj) – Futbollistët ferizajas pinë këtu ditën kafe ashiqare, mirëpo natën ‘struken’ në ndonjë qoshe për t’ia grahur alkoolit. “Blla Blla” mbanë primatin për Ferizaj.

11008826_1578072499105355_8434578230858610250_n

Morena (Vushtrri) – Kafe dite e klub nate. “Morena” është “baba i futbollit” në Vushtrri. Përpos që rrijnë futbollistë e tifozë, këtu shumica e punëtorëve janë ultras të “Forcës”.

10489853_549911871803128_2191291772234161987_n