Të enjten zhvillohen tre ndeshjet e shtyra në hendbollin kosovar

Të enjten zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). 

Bëhet fjalë për xhiron e parafundit të stinorit të rregullt, që ofron disa ndeshje interesante.
Lideri i klasifikimit, Rahoveci nga ora 19:00 takohet me Trepçën. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci udhëheq në tabelë me 50 pikë dhe ka siguruar shumë më herët pozitën e parë për plejof. Trepça është e katërta me 30 pikë dhe po ashtu ka siguruar plejofin. Të dy skuadrat e shohin këtë ndeshje si mundësi për të testuar formën në prag të turneut final të Kupës së Kosovës në hendboll.

Prej orës 19:00 është edhe ndeshja mes Besa Famgasit dhe Prishtinës. Besa i ka 44 pikë dhe në plejof do të startojë prej pozitës së dytë. Prishtina është e pesta, pozitë në të cilën edhe do ta përfundojë këtë edicion garues.

Vëllaznimi e Kastrioti takohen nga ora 20:00 në Gjakovë.

Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë, ndërsa Kastrioti i treti me 34 pikë. Trepça e Vëllaznimi kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Ylber Ramadani flet për objektivat: Dua të qëndroj me Leccen në Seria A dhe të bëj mirë në Europian

Trajneri kosovar, Besnik Hasi kërkohet nga klubet e mëdha belge