67 ndeshje të luajtura në Superligë, ky është numri total i golave të shënuar

Me ndeshjen e sotme mes Drenicës dhe Ballkanit ka përfunduar edhe java e 14-të e ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.

Surpriza, ndeshje të luftuara, gola të shumtë, ankesa në referë dhe polemika të mëdha e kanë përcjellur këtë pjesë të deritanishme të sezonit.

Ballkani ka qenë dukshëm skuadra që ka kontribuar më së shumti në gola, me plotë 37 të shënuar dhe 16 të pësuar, teksa më së paku në këtë aspekt ka kontribuar skuadra e Gjilanit, “Skifterat” kanë shënuar vetëm 10 gola teksa kanë pranuar 6.

Në total në këto 67 sfida të luajtura deri më tani janë shënuar 164 gola.

Mesatarja e golave deri më tani është 2.44 gola për ndeshje.

Sezonin e kaluar mesatarja finale e golave ishte 2.85 për ndeshje.

Arsyeja kryesore e rënies së numrit të golave mendohet të jetë rënia e numrit të skuadrave nga 12 në 10, që ka rritur edhe cilësinë dhe barazpeshën mes ekipeve./GazetaOlle/