Ballkani e Llapi me pikë të plota, Drita “përshëndetet” me titull – Dukagjini e Gjilani nuk gabojnë

Xhiroja e 34-të në elitën e futbollit kosovar përfundon sot me pesë ndeshjet që do të zhvillohen nga ora 15:00.

Llapi dhe Malisheva është dueli kryesor i ditës së sotme që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Dy ekipet duan te kthehen te fitorja, pasi xhiron e kaluar llapjanët barazuan ndaj Gjilanit, kurse Malisheva pësoi humbje nga Ballkani.

Sfidë interesante pritet edhe mes Dritës e Feronikelit ’74 që po luftojnë për objektiva të ndryshme.

Vendasit duan vendin e parë, kurse mysafirët për t’i ikur barazhit nga fundi i tabelës.

Në anën tjetër Ballkani synon pikët maksimale ndaj Fushë Kosovës që tanimë ka rënë nga Superliga.

Duel i luftuar pritet të jetë edhe nga Gjilani që luan në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Liria.

Në Klinë do të zhvillohet ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës, dy skuadra që janë nga mesi i tabelës dhe nuk kanë objektiva.

Superliga LIVE: 


Llapi – Malisheva 1:0

37′ Januzi 1:0

Ballkani – Fushë Kosova 3:0

30′ Hamiti 1:0

56′ Kryeziu 2:0

88′ Karrica 3:0

Dukagjini – Prishtina 1:0

52′ Syla 1:0

Drita – Feronikeli ’74 0:0

Liria – Gjilani 1:3

27′ Jarovic 0:1

35′ Autogol nga Shehi 1:1

46′ Shabani 1:2

60′ Shabani 1:3

Drita – Feronikeli ’74, formacionet zyrtare

KFF Mitrovica kampione e Sigal Superligës