Prishtina ndal në barazim Ballkanin, Llapi nuk lejon befasi nga Liria

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy duelet e fundit të javës së 18-të me fillim nga ora 13:00.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Suharekë, atje ku Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Suharekasit vijnë pas hymbjes në xhiros së kaluar dhe do të kërkojnë këndelljen ndaj kryeqytetasve, kurse Prishtina është e motivuar pas fitores në ndeshjen e kaluar.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren, ku Liria pret Llapin.

Prizrenasit gjenden në vendin e fundit dhe janë në krizë të thellë të rezultateve, ndërsa llapjanët do të tentojnë të mbajnë formën e mirë dhe të ndjekin Ballkanin në luftë për titull. /Gazeta Olle/

Superliga LIVE:

Ballkani – Prishtina 0:0

Liria – Llapi 0:2

28′ Hyseni 0:1

60′ Namani 0:2

Liria – Llapi, formacionet zyrtare

Batatina: Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por arritëm fitore me shumë meritë