Liria shkëlqen vetëm 45 minuta, Ballkani me rikthim spektakolar merr fitoren

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot pas pushimit prej dy javësh ku Ballkani përballet me Lirinë në Suharekë.

Kampioni në fuqi është nikoqir i rivalëve rajonal në ndeshjen e parë të kësaj xhiro, e cila zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës e ka mbyllur fazën e parë pa humbje, por pasi e mbylli me barazim ndaj Prishtinës, synon ta nis me fitore fazën e dytë të ndeshjeve.

Në anën tjetër, prizrenasit kanë pësuar kater humbje radhazi dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive pasi skuadra është përgatitur maksimalisht gjatë pushimit ndërkombëtar.

Superliga Live:

Ballkani – Liria 4:1

16′ Zenunaj 0:1

47′ Berisha 1:1

51′ Dellova 2:1

57′ Kryeziu 3:1

80′ Kryeziu 4:1

Ballkani për fitoren e radhës, Liria për rezultat pozitiv – formacionet zyrtare

UEFA delegon dy gjyqtarë kosovar në turneun kualifikues për u17