Tre kartona të kuq në ndeshje, Llapi arrin fitore dhe pikë të plota kundër Lirisë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së nëntë të vlefshme për Albi Mall Superligën.

Dueli i parë zhvillohet mes Llapit që është nikoqir i Lirisë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, me fillim nga ora 15:00. Dy skuadrat do të synojnë fitoren, pasi vinë prej humbjeve në xhiron e kaluar. Llapjanët pësuan nga Ballkani ndërsa prizrenasit u mposhtën nga Malisheva.

Megjithatë Llapi aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 16 pikë ndërsa Liria ka vetëm gjashtë pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Loja tjetër zhvillohet në Prishtinë, ku kryeqytetasit presin kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin, në stadiumin “Fadil Vokrri” prej ores 20:00.

Superliga LIVE:

Llapi – Liria 2:0

25′ Musolli (karton i kuq) për Llapin

51′ Alidema humb penalltinë për Lirinë

70′ Januzi (karton i kuq) për Llapin

77′ Hyseni 1:0

81′ Megameno (karton i kuq) për Lirinë

86′ Veliu 2:0

Sot zhvillohen dy duele interesante në Superligën e basketbolllit

Ndeshja Kosovë – Izrael me shumë gjasë do të shtyhet