Drenica arrin marrëveshje me një qendërmbrojtës

Klubi Futbollistik “Drenica” është duke kaluar në kohë të vështira pasi që është duke hasur në probleme të mëdha para nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

“Kuqezinjve” deri më tani i janë larguar thuajse të gjithë futbollistët që e kanë mbajtur barrën kryesore sezonin e fundit.

Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra drenicase ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, Ardian Shaljani.

Ky transferim vije pasi që Drenicës i është larguar njëri nga futbollistët më besnik viteve të fundit, Azem Bejta.

Kujtojmë që Shaljani më parë ka mbrojtur ngjyrat e Besës së Kavajës, Ferizajt, Burrelit dhe Dardanës në Ligën e Parë.

Këta janë 11 sportistët kosovarë që do marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Shkupi – Llapi, formacionet zyrtare