Pas xhudistëve nga Panamaja, Kosova pret 100 garues nga 15 shtete të ndryshme

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, muaji prill do i dedikohet komponentës së “Diplomacisë publike”.

Sukseset kulminante në sportin e xhudos, duke përfshirë dhe organizimin e fundit të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos në Kosovë, kanë kontribuar në përmirësimin e imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës, duke e përbërë kështu një shtyllë jetike të përpjekjeve të diplomacisë publike.

“Udhëtimi ynë përgjatë muajit prill ka filluar me pritjen e ekipit të xhudos nga Panama. Ndërsa përgjatë muajit do i presim edhe rreth 100 garues nga 15 shtete, duke forcuar më tej rolin e xhudos si një mjet i fuqishëm për nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.” ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës. /Gazeta Olle/

Vedat Muriqi zbulon ëndrrën: Real Madridi një ‘Gardë Nderi’ Muriqit, që ishte kamerier disa vite më parë

Blend Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit dhe do të humbasë pjesën tjetër të edicionit me Gjilanin