Nesër ka festë në Suharekë, Ballkani njofton se biletat për ndeshjen e Kupës janë falas

Ballkani dhe Suhareka takohen nesër (e mërkurë) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Në duelin e parë, Ballkani arriti ta mposht me rezultat 1-0 dhe nesër zhvillohet ndeshja vendimtare.

Për këtë sfidë, kampionet aktual të Kosovës kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë falas.

“Le ta përjetojmë një duel futbollistik, si festë të vërtetë futbollistike”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 15:00. /Gazeta Olle/ 

Armando Sadiku merr karton të kuq dhe humbet ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Hadërgjonaj, Bytyqi e Muçi ndër më të mirët e javës në Superligën turke