Feronikeli pastër ndaj Lirisë, kampioni sërish i pari

Feronikeli e ka mposhtur Lirinë 2:0 në Drenas, për të dalë në vendin e parë të Raiffeisen Superligës. Golat për kampionin në fuqi i shënuan Mark Milicaj dhe Mevlan Zeka.

Feronikeli – Liria 2:0

92+2′ Genc Nuza mbyllë ndeshjen. Feronikeli fiton 2:0, merr tre pikë dhe del në vendin e parë.

90′ Liria vjen me goditjen e parë në portë. Tentimi i Liridon Fetahajt ndalet nga Flamur Neziri.

88‘ Përparim Livoreka kalon portierin Altik Muhaxhiri, goditja e tij ndalet nga Robert Gjeraj.

74′ Inkuadrohet Argjend Bardhi. Pas disa sekondave ka mundësi të artë për të shënuar, mirëpo nuk tregohet i saktë.

71′ Rast ka edhe Mark Milicaj, goditja e të cilit shkon mbi portë.

64′ Lëndohet Dardan Rogova i Lirisë. Stafi mjekësor i vendësve ia jep ndihmën e parë gjakovarit. Duartroket edhe publiku.

60′ Feronikeli kontrollon lojën, Liria pa fuqi për të reaguar.

GOL: Feronikeli dyfishon epërsinë me Mevlan Zekën, tani është 2:0.

45+1‘ Mbyllet pjesa e parë, Feronikeli shkon në pushim 1:0.

45′ Kalon koha e rregullt, mbetet 1:0. Robert Gjeraj ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Feronikeli kërkon penallti, kështu nuk mendon gjyqtari.

28′ GOL: Mark Milicaj realizon gol të bukur nga goditja e këndit. Feronikeli në epërsi.

20′ Feronikeli po sulmon, dhe rrugën e portës po e kërkon përmes goditjeve nga largësia.

14:00: Nis ndeshja në Drenas, dominim i vendasve.