Kualifikimet e raundit të dytë të CEV U18 EuroVolley, për grupin e Kosovës, do të zhvillohen nga 11-13 prill 2024, në Gjakovë.
Në palestrën “Shani Nushi” po zhvillohen përgatitjet e djemve të Kombëtares, të cilët janë grumbulluar nga 3 prilli.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Blendi Haxhikadrija dhe ndihmësve të tij Valon Mustafa e Fatlum Hajrizi, “Dardanét” po bëhen gati për sfidat në një grup aspak të lehtë.
Kosova do t’i presë në Gjakovë, kombëtaret e Danimarkës, Çekisë e Estonisë.
Sfida e parë e “Dardanëve” është më 11 prill ndaj Danimarkës, nga ora 19:30. /Gazeta Olle/