Kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi “përjashtohet nga organizata e futbollit”. Kështu shkruan në vendimin e marrë të hënën nga Komisioni Disiplinor i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës.
KD i FFK-së shkruan se Gashi po dyshohet edhe për kurdisje të tjera. Sipas FFK-së, dyshimet për kurdisje nga Gashi janë evidentuar që në ndeshjen e zhvilluar më 7 prill në mes të Ulpianës dhe Vllaznisë.
Në arsyetimin e KD po ashtu shkruan se Gashi është i dyshuar për përfshije edhe në raste të tjera të Ulpianës me klubet tjera, që sipas KD-së “lidhen me marrëveshje për kurdisje të rezultateve.
“Jeton Gashi ka qenë i përfshirë në veprimtari të tilla edhe më parë, dëshmohet edhe nga ish-nënktyertari i Ulpiana 1926, z. Lirion Kozhani në një intervistë televizive të dhënë më datën 21.04.2024”.
Javë më parë FFK-ja konstatoi se ndeshja Ulpiana -Vllaznia Pozheran ka qenë e kurdisur. Ulpianen e Vllazninë i përjashtoi nga Liga e Parë.