Mitrovica ka arritur një barazim ndaj Tefik Çangës falë një goli të jashtëzakonshëm të Enis Zabergjes.
Ky gol që ia fitoi në pikë të artë mitrovicasve u shënua nga një goditje e dënimit dhe befasoi të gjithë.
Numri 10 i skuadrës me një goditje direkte dhe precize kaloi të gjithë kundërshtarët dhe realizoi gol në këndin e rrjetës.
Kur kanë mbetur edhe nëntë finale deri në fund të edicionit, Mitrovica është fuqishëm në garë për të kaluar në Ligën e Parë pasi ka 52 pikë, tre më pak se lideri, Kek-u. /Gazeta Olle/