Spektakël në Klinë, Gjilani fiton me përmbysje, Feronikeli në barazh: Të gjitha rezultatet e xhiros së fundit në Superligë

Sezoni 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës do të mbyllet sot kur në program janë për tu zhvilluar ndeshjet e xhiros së 36-të.

Gara për titull tanimë është mbyllur pasi Ballkani e ka fituar atë matematikisht javën e kaluar, derisa mbetet ende për tu konfirmuar se cila skuadër do të mbetet barazh.

Skuadra kampione, Ballkani përballet me Prishtinën e cila mbeti pa realizuar synimet këtë edicion.

Fushë Kosova është vendase në duelin me Feronikelin ’74 që do të zhvillohet nga ora 13:00.

Ekipi nga Drenasi duhet të fitojë, dhe pret për ndonjë gabim të Gjilanit që luan ndaj Dukagjinit.

Sfidë interesante zhvillohet edhe mes Dritës dhe Malishevës, ku tashmë dihet se dy ekipet kanë siguruar daljen në Evropë.

Liria luan ndeshjen e fundit të Superligës kundër Llapit që ndodhet në pozitën e dytë.

Superliga LIVE:

Fushë Kosova – Feronikeli ’74 0:3

10′ Rapuca 0:1

85′ Ademi 0:2

89′ Zogu 0:3

Drita – Malisheva 1:1

14′ Hazrollaj 0:1

53′ Krasniqi 1:1

Liria – Llapi 1:5

28′ Ramadani 0:1

52′ Berisha 1:1

63′ Januzi 1:2

66′ Cissokho 1:3

83′ Hyseni 1:4

90+3 Hyseni 1:5

Ballkani – Prishtina 2:1

14′ Hyseni 0:1

46′ Kuc 1:1

78′ Thaqi 2:1

Dukagjini – Gjilani 2:4

14′ Morina 0:1

16′ Jarovic 1:1

24′ Mëziu 2:1

46′ Açka 2:2

76′ Jarovic 2:3

72′ Basha 2:4

/Gazeta Olle/

 

 

 

Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare

Pesë gola në gjashtë ndeshje, Mirlind Daku konfirmon formën e lartë që po kalon