Suhareka nuk lejon befasi nga Phoenixi dhe rimerr kreun e tabelës

Suhareka ka shënuar fitore të hënën dhe është kthyer në vendi ne parë në Grupin A të Ligës së Parë.

Suhareka mposhti Phoenixin me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi javës së 21-të të Grupit A të Kategorisë së Dytë të Kosovës.

Golin e fitores për Suharekën e shënoi Fitim Susuri. Suhareka që drejtohet nga Arsim Thaqi është në liderë me 41 pikë, dy më shumë se Trepça ’89 nga Mitrovica.

Dinamo është në vendi ne tretë me 37 pikë, kurse Phoenixi që udhëhiqet nga trajneri Faruk Statovci është në vendin e fundit me 16 pikë.

Senad Jaroviç shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës

Në Europian me 23 apo me 26 futbollistë, UEFA zhvillon sot dhe nesër mbledhjen në Dusseldorf