Uellsi ‘shkel’ Kosovën me rezultat tenistik

Të martën pasdite në Podujevë, uellsianet kanë dominuar plotësisht dhe kanë fituar thellë, 6:0 ndaj Kosovës.

Ndeshja i takoi kualifikimeve për Euro 2025, përkatësisht Ligës B. Uellsi ishte favorit i madh para ndeshjes dhe këtë e dëshmoi në fushën e lojës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Për 1:0 shënoi futbollistja Rachel Rowe. Ajo realizoi në minutën e 30-të me goditje nga distanca.

Golin e dytë e realizoi Kayleigh Barton në minutën e 44-t. Ajo realizoi pas asistimit të bukur nga kapitenia Jessica Fishlock.

Rachel Rowe shënoi për 3:0 në minutën e 60-të. Për Rowen ishte goli i dytë i ndeshjes kualifikuese për Euro 2025.

Menjëherë në minutën e 62-të, Ffion Morgan realizoi me asistim të Rachel Rowe.

Elise Hughes realizoi dy golat e fundit, në minutën e 85-të dhe 93-të. /Gazeta Olle/

Ishte afër të përfundonte karrierën si talent, por Meriton Musliu është rikthyer më i fuqishëm se kurrë, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar

Adersen: Duhet të punojmë më shumë, rezultati 6:0 është dëshpërues