Trajneri i Hoffenheimit e mendon në detaje mbulimin e Xhakës

Trajneri i Hoffenheimit, Pellegrino Matarazzo, dëshiron të përkujdeset për cilësitë e Granit Xhakës, liderin e mesfushës së Bayer Leverkusenit. 

Leverkuseni të shtunën nga ora 15:30 do të luajë në shtëpi kundër Hoffenheimit, në ndeshjen e xhiros së 27-të.

Për Xhakën është planifikuar për t’i qëndruar një futbollist kundërshtar gjatë gjithë kohës.

“Edhe në futbollin modern sheh shumë lojtarë që mbulojnë një kundërshtar të veçantë në gjithë fushën. Kjo ka ndodhur edhe në Bundesligë. Nuk dua që ai të ketë shumë hapësirë”, ka thënë të premten trajneri Matarazzo, shkruan “Kicker”.

“Ka faza të ndryshme në ndeshje. Leverkuseni nuk është skuadër të cilës mund t’i bësh presion përgjatë 90 minutave”, ka deklaruar ai.

Prishtina nuk do të luajë për vendin e tretë në Ligën Unike, ka një arsyetim për këtë vendim

Prishtina dhe Ballkani duan tre pikë, formacionet zyrtare