Ballkani triumfon në derbi ndaj Llapit, Malisheva merr tre pikë në udhëtim te Liria

Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante të Albi Mall Superligës të vlefshme për xhiron e tetë me fillim nga ora 15:00.

Derbi interesant pritet mes kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit, që pret në shtëpi ekipin e Llapit. Llapjanët janë në krye të tabelës duke pasuar te sukarekasit që kanë pikë të barabarta vetëm se Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Llapi në xhiron e kaluar mposhti Malishevën duke e përmbysur rezultatin ndërsa Ballkani mori fitoren nga Fushë Kosova.

Në anën tjetër, ndeshja mes Lirisë dhe Malishevës, shihet si një “luftë” për rikthimin e rezultateve të mira dhe synojnë këndelljen pas humbjeve në xhirot e fundit. Vendasit janë në pozitën e tetë në tabelë dhe kanë tri pikë më pak se Malisheva e cila aktualisht ruan pozitën e pestë.

Superliga LIVE:

Ballkani – Llapi 2:1

37′ Gripshi 1:0

47′ Kryeziu 2:0

72′ Gashijani 2:1

Liria – Malisheva 0:1

68′ Mustafa 0:1 

Liria dhe Malisheva kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë merr pamje mahnitëse pas rinovimit