Jashanica shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Jashanica ishte shënues i një goli në fitoren e Ballkanit ndaj Malishevës me rezultatin 2:0.

Futbollisti i Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’. Çdo sukses e çmim është motiv shtesë. Më gëzon fakti që skuadra është në formë të mirë dhe po rrugëton drejt titullit të tretë radhazi. Uroj që edhe në tri ndeshjet e mbetura të kemi paraqitje të mira dhe ta përmbyllim edhe këtë edicion me trofe”, ka thënë Jashanica për faqen zyrtare të FFK-së.

Rashica mund të largohet nga Beshiktashi

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të në elitën e futbollit kosovar