Klubi i futbollit Ballkani doli me komunikatë të dielën, përmes së cilës mohoi që drejtues apo zyrtarë të Dritës së jenë sulmuar pas ndeshjes së zhvilluar të shtunën në Suharekë.
Nga Drita, përkatësisht drejtues të saj, ka pasur akuza për tentim të sulmit fizik, të bërë nga drejtues të Ballkanit.
“Absolutisht nuk është e vërtetë se dikush dje në Suharekë, është sulmuar nga stafi i FC Ballkanit.
Assesi nuk kalon tendenca për t’i dhënë ngjyrim të tillë një klubi të dëshmuar për korrektësi e mikpritje, në Kosovë e Evropë. Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rrodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të paqena. Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër! Askush nga klubi i Dritës nuk është sulmuar nga anëtarët e klubit tonë! Përkundrazi, ndër vite kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Dritën, teksa tifozëve të tyre gjithmonë u kemi bërë vend në stadiumin tonë, edhe pse në Gjilan ata nuk na i kanë lejuar tifozët tanë. Ballkani do të vazhdojë të mbetet si gjithmonë, shembull i një klubi dinjitoz”, shkruan në komunikatë.