Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka do të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit.
Ai ka thënë se Xhaka nuk do të largohet në fund të këtij edicioni.
Xhaka me Leverkusenin siguruan të dielën titullin e kampionit të Gjermanisë.
“Sigurisht, një lojtar mund të largohet nga ne, por boshti i ekipit do të mbetet, 15, 16 lojtarët që u paraqitën më së shumti në gjatë këtij edicioni. Ata do të mbeten së bashku dhe ne do ta ndërtojmë ekipin mbi këtë bazë edhe në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Rolfes, njofton të martën “Blick”.
Mesfushori 31-vjeçar me Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.