Gjilani rikthehet te fitoret, në Drenas nuk ka fitues

photo by: @Shpend Ahmeti

Sot zhvilllohen dy duele interesante të Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 10-të me fillim nga ora 13:00.

Ndeshja mes Feronikelit 74′ dhe Prishtinës zhvillohet në Drenas. ‘Industrialistët’ vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Fushë Kosovës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë sfidë. Në anën tjetër Prishtina ka gjashtë ndeshje që nuk fiton dhe kërkon rikthimin te tre pikët në kampionat.

Në të njejtin orar zhvillohet edhe përballja mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës. Dy skuadrat janë takuar së fundmi me ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë, ku ishin ‘Pampurat’ ata që fituan dhe tani gjilanasit kërkojnë hakmarrje dhe synojnë që t’i ndalin tre pikët në shtëpinë e tyre.

Superliga LIVE:

Feronikeli 74′ – Prishtina 0:0

Gjilani – Fushë Kosova 1:0

67′ Shabani 1:0

Gjilani përballet me Fushë Kosovën, formacionet zyrtare

Florent Muslija shënon golin e vitit në Gjermani, realizon nga gjysma e fushës