Sot pesë vjet iu dha lamtumira e fundit Besian Idrizajt. Ish-sulmuesi kosovar i Swansea Cityt, që karrierë kishte bërë edhe tek Liverpooli, kishte ndërruar jetë pas një sulmi në zemër në banesën e tij.
Me këtë rast, sot, trajneri i Swanseas, Garry Monk, ka kujtuar Idrizajn.
“Kurrë nuk do të harrohet njëri nga familjarët e Swanseas. Ende dhe gjithmonë në mendimet tona”, shkroi Monk në ‘Twitterin’ e tij, transmeton GazetaOlle.com
Idrizaj ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, fanellën e së cilës e veshi në vitin 2008, në një takim të luajtur në Prishtinë.
Idrizaj e kishte për bashkëlojtar edhe Shefki Kuqin, gjatë kohës sa ishin tek Swansea.