5-shja më e mirë e xhiros, Brandon Walters MVP

Peja ka mundur Rahovecin me shifrat 90:85 në derbin e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, që u zhvillua në fundjavë.

Lojtari më i dalluar në parket ishte qendra Brandon Walters i Pejës me 24 pikë, 15 kërcime dhe një asistim, kurse kishte indeksin e lojës 37.

Qendra e Pejës ka zhvilluar disa ndeshje shumë të mira që nga transferimi në ‘Karagaçi’, kurse kjo është hera e parë që zgjidhet MVP i xhiros, shkruan FBK.

Ndërkohë Top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e 16-të ishin Christopher Hortman i Vëllaznimit 37, Brandon Walters i Pejës 37, Endrit Hysenagolli i Bashkimit 34, Marvin Jones i Rahovecit 33 dhe Daniel Lekndreaj i Sigal Prishtinës 30.

Image