Ramadani: Barazimi ndoshta rezultat real, më mirë mos ta humbësh ndeshjen

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani e ka vlerësuar pikën e fituar ndaj Gjilanit.

Ai ka thënë se skuadra e tij ka mundur të fitoi, por në fund mori pikën me shumë mund.

“Golat, dyluftimet, kartonat janë pjesë e derbit. Lëshuam dy pikë me të nisur ndeshja. Kaluam në avantazh. Jo që nuk na rrezikoi Gjilani, por golin e parë e shënuam ne. Te goli i dytë na ra përqendrimi, por nuk është e lehtë të luash tri ndeshje rresht shumë të vështira, në fusha të vështira. E menaxhuam mirë rezultatin pasi mbetëm me një lojtar më pak në fushë. Barazimi ndoshta është rezultat real. Kur nuk fiton, është mirë mos ta humbësh ndeshjen. Këtë sot e arritëm me shumë mund, shumë sakrificë”, ka theksuar Ramadani.

Mezani: Bëmë ndeshje të mirë dhe është pikë e mirë për vazhdimësinë

Ballkani aludon se gjyqtarët po i ndihmojnë Llapit: A do të luajmë të gjithë futboll të drejtë