Prishtina kalon në finale të Ligës Ballkanike

Sigal Prishtina nuk ka hasur në telashe për t’u kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike në basketboll. Të premten në Limasol të Qipros, Prishtina e mposhti ekipin nga Mali i Zi, Lovqenin, me rezultatin bindës, 89:69.

Henrik Shirko udhëhoqi Prishtinën me 11 pikë e tetë kërcime. Shaheed Davis i kishte 12 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Donte Clark kontribuoi me 10 pikë e tetë asistime. U kthye edhe Dardan Berisha, që kontribuoi me nëntë pikë.

Liga Ballkanike po përfundon një edicion shumë të zbehtë. U paraqitën vetëm pesë skuadra, ndërsa katër prej tyre janë në Final4. Prishtina ishte më e suksesshmja në stinorin e rregullt me gjashtë fitore e dy humbje. Lovqeni ishte i katërti me bilanc katër fitore e katër humbje.

Finalja është të dielën prej orës 19:30.

Gazeta e madhe spanjolle “Marca” kritikon Muriqin: Golin e fundit e shënoi më 11 shkurt

Nika i Prishtinës thotë se do ta marrin me shumë seriozitet ndeshjen ndaj Gjilanit