Ferid Agushi, ndihmës trajner i ri i Maqedonisë në futsal

Ish-reprezentuesi i njohur dhe trajneri aktual i FC Prishtina 01, Ferid Agushi është emëruar zyrtarisht ndihmës trajner i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut në futsal.

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një komunikate në faqen zyrtare ka konfirmuar Agushin për asisten të seleksionuesit, Vasko Skenderovski.

“Është privilegj i madh për mua për të qenë pjesë e stafit teknik në përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë në futsal. Falenderoj Federatën e Futbollit të Maqedonisë që më besuan një rol të tillë. Maqedonia ka kualitet dhe besoj shumë që me punë dhe përkushtim të madh mund të arrijmë shumë më shumë si ekip përfaqësues. Me shumicën prej reprezentuesve dhe stafit kemi bashkëpunuar dhe njihemi prej më herët. Besoj që do të kemi mirëkuptim ndërmjet veti dhe atmosferë pozitive për të realizuar gjëra të mëdha”, deklaroi Ferid Agushi.

Kumanovari pas vetes ka mbi 100 ndeshje të luajtura me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, ku debutimin e kishte në dhjetor të vitit 2010, ndërsa në nivel klubesh ka një karrierë të pasur me shumë trofe dhe tituj të fituar me kluve të ndryshme të vendit dhe jasht tij.

Ai pas pensionimit nga futsali i luajtur u pajisë me licencë të trajnerit nga UEFA dhe fillimisht mori drejtimin e futsal Shkupit në sezonin 2021/22, duke u shpallur kampion në dy sezone dhe udhëheqi ekipin nga Çairi në 50 ndeshje.

Ndërkohë aktualisht është trajner i Futsal Prishtina 01, ku regjistron rezultate të mira në Europë dhe ligën e futsalit në Kosovë.

Ëndrra e titullit në derbi, por festa në Milano është e ndaluar

Kosova U20 gati për kualifikimet e CEV EuroVolley