Kështu festuan Plisat dhe Tifozat Kuq e Zi fitoren e Shqipërisë (VIDEO)

Organizuar nga Tifozat Kuq e Zi dhe Plisat, të premten mbrëma në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë u festua fitorja e Shqipërisë 3:0 ndaj Serbisë, e që erdhi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.

Të dyja grupet mblodhën qindra tifozë. Televizioni Tribuna Channel sjell festën dhe deklaratat nga disa prej tifozëve, kurse veçohen dy fëmijë të cilët i dinë edhe shënuesit e improvizuar të fitores 3:0.