46 shkolla marrin pjesë në regjionin e Prishtinës

Lidhja Rajonale e futbollit të Prishtinës ka mbajtur sot takim me drejtuesit e Shkollave të Futbollit, para fillimit të kampionatit të ri.

Në regjionin e Prishtinës, edhe këtë herë marrin pjesë komunat e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit.

Sipas trajnerit dhe analistit Ardian Llumnica, këtë edicion në gara do të marrin pjesë plotë 46 shkolla. Secila nga to garojnë me dy ose tri gjenerata (U-13, U-15 dhe U-17), që i bie saktësisht 124 ekipe garuese.

“Nëse keto ekipe apo gjenerata i kalkulojmë me 18 futbollistë sa secili ekip-gjenerat paraqet në protokolin zyrtar, atëherë i bie qe plotë 2.232 futbollist (fëmijë) janë aktiv në çdo xhiro në ndeshje zyrtare. Për t’i mbuluar këto ndeshje detyrimisht duhet te angazhohen 69 gjyqtarë në çdo xhiro (javë) dhe 23 delegatë. Shtuar kësaj që regjioni e menaxhon edhe ligen e tretë dhe garat dimërore për moshat U9 dhe U11, atëherë bëhet fjalë për një masovizim tejet të madh, që është për duartrokitje”, ka shkruar Llumnica, raporton Gazeta Olle.