Kosova U19 prin në tabelë pas fitores bindëse ndaj Luksemburgut

Kombëtarja e Kosovës U19 ka mposhtur Luksemburgun me rezultat të thellë 4-0.

Dardanet fituan edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit B3 në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova ka edhe një ndeshje në këtë fazë dhe atë përballë Izraelit që luan më 8 prill.

Aktualisht Kosova është e para në grup pasi ka gjashtë pikë të arkëtuara. /Gazeta Olle/

Dita e ndeshjes: Kosova luan për fitore ndaj Ukrainës

Jo vetëm Mario Mitaj, tjetër sulmues shqiptar përfundon në radarin e Juventusit