Superliga Live: Mjafton Maksuti, Llapi mund Vllazninë në Gjilan

Miran Maksuti ia ka dhënë tri pikë të arta skuadrës së Llapit në ndeshjen me Vllazninë e Pozheranit. Mysafirët fituan 1:0 në Gjilan. Më poshtë raporti kronologjik nga Gazeta Olle.

VLLAZNIA – LLAPI 0:1

90+4′ Mbyllet ndeshja. Llapi fiton 1:0. 

90‘ Katër minuta shtesë. Vllaznia e pafuqishme për të bërë diçka më shumë.

GOL 87′ Miran Maksuti! Miran Maksuti! Miran Maksuti! Llapi në epërsi.

84′ Shumë fat për Llapin! Kaçiku i vendësve rrezikon me kokë, topi për disa centimetra jashtë.

82‘ Mirlind Daku pengohet në zonën pozheranase, nuk ka penallti. Protestojnë mysafirët.

80′ Zhdrella del vetëm me portier, gjuan mbi portë.

80′ Llapi gjen rrjetën vendëse, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.

79′ Namani futet thellë në zonë, goditja e tij e fuqishme shkon jashtë.

75′ Llapi shton presionin, por e ka të vështirë të organizojë aksione të rrjedhshme. Loja po bëhet më interesante në fund.

68′ Rast i mirë për Hamdi Namanin brenda zonës, nuk gjuan me kohë.

59′ Besfort Kosumi përjashton trajnerin e Vllaznisë, Bekim Isufin. Ky i fundit protestoi ashpër.

56′ E pabesueshme. Zhdrella humb penalltinë, Bajrami pret me sukses.

55‘ Rron Statovci shkakton penallti. Rast ideal për Llapin.

50′ Rast ideal për vendësit, Ademi shpëton Llapin.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë. Nuk ka gola.

39′ Hamdi Namani nuk shfrytëzon tollovinë në zonë, gjuan mbi portë.

37′ Goditje interesante nga Fuad Karabegu, Afrim Ademi nuk reagon mirë por Alban Shillova vonohet. Shpëton Llapi.

30′ Ende asnjë rast ideal para ndonjërës portë. Lojë e ngadalshme dhe pa emocione.

26′ Kushtrim Shabani tenton nga distanca, nuk është i saktë.

24′ Provon Karabegu, topi devijohet dhe shkon jashtë.

20′ Loja bëhet në mesin e fushës, skuadrat luajnë kujdesshëm.

6′ Mirlind Daku i mysafirëve provon me rofeshatë, nuk ka gol.

1′ Fillon ndeshja me shtatë minuta vonesë për shkak se transmetuesi televiziv nuk ishte gati me kohë.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Bajrami, Hashani, Tusuni, Kaqiku, Behluli, Kastrati, Maliqi, Rexhepi, Shillova, Karabegu, Statovci.Φ

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Blakçori, Emini, Namani, Shabani, Zhdrella, Bërbatovci, Begolli, Daku.

Gjyqtarë: B. Kosumi, M. Berisha, I. Kabashi, A. Shala