Flamurtari mund KEK-un me golin e 17-vjeçarit

Sot po luhet ndeshja e fundit e javës 21 të Ligës së Parë. Flamurtari po takohet me KEK-un në stadiumin pranë Medreses në Prishtinë.

Flamurtari ka kaluar në epërsi me rezultat 1:0.

Adonis Shala, 17-vjeçari i talentuar shënoi golin e vetëm.

Me këtë fitore Flamurtari shton gjasat për inkuadrim në barazh.

Për KEK-un ishte humbja e tretë radhazi.