Istanbulspori i shqiptarëve mposht Kukësin në miqësore

Sigurisht, që rezultati është i kënaqshëm përballë një ekipi që këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit turk, edhe pse në teste të tilla nuk merr shumë rëndësi. Golin e vetëm të kësaj miqësoreje e realizoi Ibrahim Yilmaz që në minutën e 20-të.

Trajneri Skënder Gega preferoi të hidhe në fushë që nga minuta e parë këtë formacion: Tafas, Ndreca, Ilieski, Isic, Haxhiu, Moraes, Gj. Taipi, Kote, Berisha, Basa, Zivkovic. Gjatë lojës u bënë ndryshime të shumta në formacion, duke aktivizuar prurjet e verës.

Ndërkohë në radhët e Istanbulsopit u aktivizuan titullarë shqiptarët Kristal Abazaj dhe Jetmir Topalli, Ethemi e nisi në stol, ndërsa nuk ishte në dispozicion Eduard Rroca. Në miqësoret e radhës Kukësi do të matë forcat me Tuzlaspor (4 gusht) dhe ekipin arab, Ettifaq (9 gusht)./ss/

 

Futbolli në rajon është në rënie: 22 nga 32 klubet që luajnë në Evropë tashmë janë eliminuar

Rikthim i bujshëm te Manchester United, Ferguson bëhet dhe një herë pjesë e “Djajve të Kuq”