Blesa hero, Prishtina mposht me vështirësi Gjilanin

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina sot(e shtune) pret Gjilanin në kuadër të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës.

Ndeshja do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” nën ndriçimin e reflektorëve nga ora 19:00.

Prishtina dëshiron të rikthehet te fitorja, pasi ka shtatë ndeshje që nuk e ka shijuar tre pikëshin. Prishtinasit xhiron e kaluar kanë barazuar me Feronikelin ’74 ndërsa sot do të tentojnë fitoren e parë pas një kohe të gjatë, nën urdhërat e trajnerit të ri Egbo.

Ndërkohë Gjilani është kthyer te fitoret, ndeshjen e kaluar e mposhti Fushë Kosovën duke arritur një seri prej tri fitoresh, dy barazime dhe pesë humbje në dhjetë ndeshjet e zhvilluara. Këto rezultate aktuale i dërgojnë në pozitën e shtatë në tabelë me 11 pikë.

Superliga LIVE:

Prishtina – Gjilani: 2:1

42′ Blesa 1:0

85′ Ismaili 1:1

90+4′ Blesa 2:1

As Prishtina nuk e ndal hovin e Pejës

Prishtina 01 arrin sukses historik, zyrtarisht pjesë e Ligës së Kampionëve