43-vjeçari Buffon i habit të gjithë: Pas Parmës do doja të luaja në këto dy vende

Giggi Buffon dha një intervistë për TUDN (një kanal sportiv amerikan në gjuhën spanjolle), në të cilën vlerësoi karrierën e tij të gjatë sportive dhe zbuloi se ku mund të ishte e ardhmja e tij: “Do të doja të luaja në Meksikë ose në SHBA. Këto janë përvoja që do doja t’i provoja, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Një sinqeritet i 43-vjeçarit, aktualisht portier i Parmës. Përveç kësaj, ai foli për një “gjemb në mish”, që mbetet në karrierën e tij: “Fakti që nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve është ajo që e mban gjallë shpirtin tim konkurrues. Unë ruaj formën sportive dhe e respektoj profesionin për këtë”.

SERIE A - Parma, tomorrow Buffon will be presented

Më tej, Buffon foli për portierët e mëdhenj të momentit: “Oblak, Courtois, Neuer, Ter Stegen, Donnarumma, Navas. Unë nuk dalloj njërin që është një hap mbi të tjerët. Ai që mund të përparësojë është Donnarumma. Ai ka potencialin që brenda një viti të dallohet nga të tjerët”.

Disa fjalë edhe për Juventusin, ku u kthye pas lamtumirës së parë: “Kur u ktheva nga PSG dhe vazhdova dy vitet e fundit të karrierës atje, kalova shumë mirë me Cristianon, punuam shumë mirë së bashku, por mendoj se Juve humbi ADN-në e vet. Arritëm në finale të Champions-it, sepse kishim një skuadër me shumë përvojë, por sidomos një unitet dhe konkurrencë brenda grupit, që ishte shumë e fortë”.

Sabien Lilaj gati të rikthehet në Kategorinë Superiore, mesfushori pranë firmës me klubin e njohur

Drenica me donatorë të rinj, pritet tejkalimi i krizës financiare