Meritan Shabani prezantohet te skuadra e re

Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers pas tri viteve qëndrim te skuadra angleze.

Mesfushori ofensivë nga Kosova nuk i eci fati në Angli, pasi pësoi dy lëndime të rënda që e mbajtën shumicën e kohës jashtë fushave.

23-vjeçari ishte për disa javë në stërvitje me GC ku ka arritur ta bind trajnerin Giorgio Contini dhe gjiganti zviceran i ka ofruar kontratën.

Shabani i bashkohet kampionëve rekordmenë të Zvicrës ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kosovari me pasaportë zvicerane e ka filluar karrierën te Bayern Munich, derisa për disa muaj luajti si i huazuar edhe tek VVV Venlo në Holandë.

“Me Shabanin dhe Dadashov po nënshkruajmë me dy lojtarë me cilësi të forta teknike, të cilët mund të krijojnë raste në çdo moment”.

“Shabani na tregoi potencial të madh në javët e para dhe kemi besim se do të forcojë ndjeshëm ofensivën tonë”, deklaroi drejtori sportiv i Grasshoper, Bernt Haas.

Shabani është prezantuar tani nga 27 herë kampionët e Zvicrës dhe aty ka gjetur edhe shqiptarët tjerë si Amir Abrashi, Shkëlqim Demhasaj, Florian Hoxha, Dion Kacuri dhe Leonardo Uka.

Betim Fazliji është i gatshëm për ta bërë hapin tjetër në karrierë, drejt transferimit në Gjermani

Legjenda angleze e kërkon Brojën në skuadrën e tij