42 lëndime 222 javë jashtë fushave

Mesfushori Abou Diaby, erdhi para nëntë viteve te skuadra e Arsenalit. Por lëndimet e shpeshta të mesfushorit defansiv bëri që ai të mos mund të tregonte më të mirën për skuadrën londineze.

Gjatë qëndrimit të tij te Arseanli, Diaby u lëndua plota 42 herë duke qëndruar jashtë fushave për plotë 222 javë apo 1554 ditë, trasnmeton ‘Gazeta Olle’.

Sipas medieve angleze Arsenali, pritet ta liroj futbollistin pas problemeve të shumta që kishte me lëndimet duke e larguar atë nga ekipi pas plotë 9 viteve qëndrim te londinezët.