Llapi regjistroi shtatë lojtarë në federatë

Kampioni vjeshtor i Ligës së Parë, Llapi, ka regjistruar shtatë lojtarë në Federatën e Futbollit të Kosovës, gjatë afatit kalimtar të mbyllur mbrëmë.

Shpend Krasniqi (Flamurtari), Visar Zogiani (Prishtina), Ilir Blakqori (Gjilani), Ardian Kurtolli (Flamurtari)  Kushtrim Shabani (Prishtina), Arton Hyseni (Ballkani), Shpend Avdyli (2 Korriku) janë përforcimet e kësaj skuadre.

Llapi llogaritet ndër klubet më të përforcuara. (Gazeta Olle)