Tjetër goditje nga Shkëndija, transferon mbrojtësi çek

Shkëndija e Tetovës ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë, Jan Vondra, i cili ka nënshkuar me kuqezinjtë kontratë dyvjeçare.

26-vjeçari Jan Vondra luan si mbrojtës i krahut të majtë. Vondra vjen nga Çekia, ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Bohemians 1905, nga Praga.

“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Mendoj se në skuadrën kuqezi kam ardhur pikërisht në momentin e duhur, përpara ndeshjeve në kompeticionet evropiane. Shpresoj se që nga ndeshjet në Ligën e Konferencës do të bind me angazhimin tim, por normalisht që përqendrimi do të jetë edhe në sezonin e ri garues, ku besoj se me Shkëndijën do të “sulmojmë” titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. Me aq sa mësova këto ditë, Shkëndija ka një skuadër mjaft cilësore me shumë potencial dhe jam i bindur se së bashku do të shënojmë rezultate pozitive si në garat evropiane, ashtu edhe në kampionatin vendor”, – deklaroi Vondra menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

Dembele ndërron mendje, gati rinovimi me Barcelonën

Gjilanasi Shëngyl Imami ia dorëzon transparentin unik klubit të Prishtinës