“41 gola në Zvicër, ky është xhevahiri i Baselit”

Mediat italiane i thurrin lavde sulmuesit shqiptar të Baselit, Shkëlzen Gashi. Lojtari me prejardhje nga Gjakovë, u bë për herë të dytë golëshënuesi më i mirë në Zvicër.

Këtë herë ‘Këpucën e Artë’ e fitoi me Baselin, derisa një vit më parë me Grasshopersin.

“Lojtari më i popullarizuar në Basel është Shkëlzen Gashi, 26-vjeçari që ka pasaportë zvicerane dhe luan për Shqipërinë e Gianni de Biasit. Është majtar, nga sistemi 4-2-3-1, dhe ka fituar dy herat e fundit titullin e golëshënuesit. Vitin e kaluar realizoi 19 herë me Grasshopersin, kurse tash 22 herë. Ai kushtonte 2 milionë euro, kurse tani vlera e tij është tetë milionë, dhe është në planet e Lazios”, shkruan ‘Corrieredellosport.it’, transmeton GazetaOlle.com.

Gazeta në fjalë në versionin online, kishte vënë për titull: “41 gola në Zvicër, ky është xhevahiri i Baselit”.

Sipas tyre, Baseli mund të fitojë mirë nga shitja e tij. (Gazeta Olle)