40 mijë tifozë të pranishëm në stadium për të parë në stërvitje Messin

Pas humbjes ndaj Al Hilal dhe Al Nassr (pa Cristiano Ronaldon në fushë), Inter Miami vazhdoi turneun parasezonal në Azi në Hong Kong.

Stadiumi kombëtar i vendit u mbush me 40 mijë njerëz këtë të shtunë për të parë… një seancë stërvitore të skuadrës së Amerikës së Veriut, ku luan tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Argjentinasi ishte pa dyshim në fokus të tifozëve të pranishëm në stadium, të cilët shfaqën fanella të shumta të Messit nga Inter Miami dhe kombëtarja e Argjentinës.

Inter Miami do të përballet me ekipin e Hong Kongut të dielën, më 4 shkurt dhe euforia e krijuar rreth Messit ishte më se e dukshme.

 

Rrahmani nuk di të ndalet, shënon gol të bukur për Rapidin (VIDEO)

“Le Parisien” zbulon të ardhmen e Mbappesë: I bashkohet klubit më të madh në botë