Kosova mund Luksemburgun, por gjesti i Kombëtares shqiptare në tribuna është për mbamendje

Sonte në palestrën sportive “Vasil Levski’ në Veliko Ternovo të Bullgarisë pas një loje të jashtëzakonshme, me plotë angazhim dhe me përgjegjësi maksimale, duke i kryer me përpikëri detyrat e dhëna nga Përzgjedhësi Taip Ramadani ja dolën të “shkatërrojnë” me lojë e rezultat Kombëtaren e Luksemburgut me rezultat 34:23 (17:11).

Në radhët tona nuk pati asnjë pikë të dobët, përkundrazi te gjithë meritojnë lëvdata që nga hendbollisti Dedaj deri tek më i riu Drenit Tahirukaj, me një fjalë shkëlqyen.

auto_Hendbolliii1478095772

Nesër me Kosova ne gjysmëfinale ballafaqohet me Kombëtaren e Ishujve Faroe që në Kampionatin e 1-rë te shteteve ne zhvillim ishin Kampion.

Atmosfera ishte e shkëlqyeshme edhe ne publik, ngase Kombëtarja e Shqipërisë nuk pushoi se reshturi te këndon këngën “xhamadani vija vija, është Kosova është Shqipëria.

Duhet theksuar se nga dje me skuadër është edhe presidenti Eugen Saraçini i cili në fund me plotë emocione deklaroi se hendbolli kosovarë ka filluar të mbarën, fitoret ndaj Izraeli dhe Gjeorgjisë tek femrat para disa ditëve si dhe suksesi i sotëm këtë e vërteton.